Flash News

E-TJERA

Lufta Iran-Izrael shtyn gjyqet në Tiranë, gjyqtarja e dosjes “Veliaj” mbetet e izoluar në Dubai

Lufta Iran-Izrael shtyn gjyqet në Tiranë, gjyqtarja e dosjes

Disa seanca gjyqësore të cilat ishin planifikuar të mbaheshin sot në Gjykatën e Posaçme, janë shtyrë për javën e ardhshme.

Shkak është bërë mungesa e gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri. Kjo e fundit ka mbetur e bllokuar në Dubai për shkak të pezullimit të fluturimeve nga Lindja e Mesme, pas sulmeve mes Iranit dhe Izraelit.

Të paktën vetëm sot janë shtyrë 3 seanca, mes tyre, edhe ajo e “Plumbit të Artë”. Seanca radhës do të mbahet në datë 10 mars ora 10.00.

Tahiri është gjithashtu kryetare e trupit gjykues në çështjen e Erion Veliajt, ndaj rrezikon që edhe seanca e planifikuar ndaj tij për 9 mars, të shtyhet.

Të fundit