Flash News

E-TJERA

Lumi Seman del nga shtrati, përmbyten 130 hektarë tokë bujqësore

Lumi Seman del nga shtrati, përmbyten 130 hektarë tokë

Reshjet e dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh po shkaktojnë probleme serioze në zonën e Myzeqesë, veçanërisht në bashkitë Lushnje dhe Divjakë.

Si pasojë e prurjeve të shtuara, lumi Seman ka dalë nga shtrati, duke përmbytur rreth 130 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturës në fshatrat Ngurrëz dhe Imshtë. Situata mbetet shqetësuese edhe në lumin Shkumbin, i cili ndodhet pranë kuotës kritike dhe rrezikon daljen nga shtrati, ndërsa disa hektarë tokë janë tashmë nën ujë.

Probleme janë evidentuar edhe në njësitë administrative Grabjan të Divjakës dhe Dushk të Lushnjës, ku rreth 150 hektarë tokë e mbjellë është përmbytur, duke rrezikuar dëmtime të mëdha për fermerët e zonës.

Ndërkohë, hidrovoret e Tërbufit, Karavastasë dhe Divjakës po punojnë me kapacitet maksimal për të përballuar situatën, por reshjet vazhdojnë ende me intensitet mesatar, duke mbajtur të lartë rrezikun për përkeqësim të mëtejshëm. Autoritetet lokale janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes.

Të fundit