Flash News

E-TJERA

Macron nga Tirana: Kjo vizitë zyrtare ishte një korrigjim i historisë

Macron nga Tirana: Kjo vizitë zyrtare ishte një korrigjim i

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeminsitrin Rama në Tiranë.

Macron tha se vizita e tij zyrtare ishte korrigjim i historisë, pasi nga viti 1912 Shqipëria nuk ishte vizituar nga asnjë President francez.

Macron shtoi se të jetë në krahun e Shqipërisë sot shënon një riangazhim të Francës në vendin tonë dhe në rajon.

"Jam i lumtur që jam këtu, në një moment kaq të vështirë për Europën tonë, që i është nënshtruar rikthimit të luftës në territorin e saj me atë që po përjeton Ukraina, me rikthimin e terrorizmit në vendin tonë. Brukseli u sulmua mbrëmë dhe dy shtetas suedezë u prekën nga ky sulm terrorist. Tani po mendoj për ta. Të jem në krahun e tuaj sot do të thotë që të shënoj një formë riangazhimi të Francës në vendin tonë dhe në rajon.  Ishte një gabim i thellë që prej vitit 1912 asnjë president francez nuk ka ardhur në vendin tuaj. Ishte momenti për ta bërë. Kjo vizitë zyrtare ishte një rregullim i gabimit", deklaroi Macron.

Të fundit