Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Dibër, humb jetën 34-vjeçari dhe plagosen tre persona   

Makina del nga rruga në Dibër, humb jetën 34-vjeçari dhe
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur për shkak të një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor rural Kastriot---Arras në Dibër, gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas policisë, nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë.

"Në aksin rrugor rural Kastriot---Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip 'Opel', ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku  si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Të fundit