Flash News

E-TJERA

Makina përplas një grua në aksin “Korçë-Pogradec”, shoqërohet shoferi

Makina përplas një grua në aksin

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku mbeti e plagosur një këmbësore.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe. 

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Të fundit