Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me biçikletë në Kuçovë

Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me biçikletë

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në Kuçovës, ku drejtuesi i një automjeti ka përplasur për vdekje një qytetar që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë  B. D., 50 vjeç ka humbur jetën, kurse drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë


Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit