Flash News

E-TJERA

Malltezi lihet në burg, avokati: Po cenohet parimi i sigurisë juridike

Malltezi lihet në burg, avokati: Po cenohet parimi i sigurisë juridike

Avokati i Jamabër Malltezit foli për mediat pasi GJKKO la në burg Malltezin dhe detyrim paraqitje për Fatmir Bektashin.

Klodian Skënderi tha se nuk mund të akuzosh dike sepse është trashëgimtar i ligjshëm i një familje të mirënjohur tiranase.

Sipas tij, me këtë vendim po cenohet parimi i barazisë juridike.

Personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie civile të pastër, nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve që janë kundërshtuar të pretendohet kryerja e veprave penale.

Qëndrimi jonë në raport me akuzat është një qëndrim mohues. Këtë e them me bindje pasi kemi parë aq sa mundëm fashikujt në gjykatë. Të akuzosh një familje të vjetër tiranase që është familja Begeja që ka lidhur një kontratë me një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike”, theksoi ai.

 

Të fundit