Flash News

E-TJERA

Manjani ironizon Ramën: E katandisi në jetimore qendrën e besimit bektashi

Manjani ironizon Ramën: E katandisi në jetimore qendrën e besimit

Avokati Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e bërë sot nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se komuniteti bektashi është “jetim”.

Në një reagim në Facebook, Manjani shkruan se nga shtet brenda shtetit, Rama e katandisi në jetimore qendrën e besimit bektashi.

Avokati shton se para krijimin të Shtetit Bektashi, Rama duhet të shohë ato që realisht janë probleme në Shqipëri.

Postimi:

"Ata janë jetimë si komunitet.."

Ja e shihni sa serioz është?!

Nga shtet brenda shtetit, tani e katandisi në jetimore qendren e besimit bektashi.

Sa më shumë flet për këtë budallëk aq më shumë budallëqe nxjerr.

Po shih të çosh ndonjë fond tek jetimoret e vërteta, o derzi se janë në ditë të hallit! Shih të bësh edhe ndonjë azil për të qenë se skanë ku të lenë pleqtë njerëzia.

Lëre në qetësinë e vet Kryegjyshatën dhe besimin Bektashi.

Të fundit