Flash News

E-TJERA

Maran zbulon filozofinë taktike: Skuadra agresive është ADN-ja ime

Maran zbulon filozofinë taktike: Skuadra agresive është ADN-ja

Trajneri i ri i kombëtares Maran ka zbuluar filozofinë e tij të lojës dhe ambiciet me Kombëtaren, duke theksuar se kërkon një skuadër agresive dhe me identitet të fortë në fushë.

"Mua më pëlqen të kem skuadra agresive. Duhet të demonstrojmë se jemi të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo, dua ta transmetoj këtë në çdo ndeshje. Kjo Kombëtare është si të trajnosh një klub, sepse ka ndjenjë të fortë përkatësie. Shumë lojtarë i njoh, se shoh futboll. I kam parë ndeshjet e Shqipërisë, i kam riparë disa prej tyre", tha trajneri i ri i kuqezinjve.

Trajneri zbuloi gjithashtu se ka qenë në kontakt me ish-trajnerin Gianni De Biasi, të cilin e vlerëson maksimalisht për punën e bërë me skuadrën.

Duke folur për objektivat, ai pranoi se rruga nuk do të jetë e lehtë, por theksoi se ka potencial për arritje të mëdha.

"Kam folur me De Biasi-n, se përveçse është një mik i mirë, është një trajner që e vlerësoj shumë. E di çfarë ka bërë ai. Më ka dhënë disa konsiderata, që do t’i përfaqësojë. Janë kushtet dhe mundësitë për t’ia dalë, nuk do të jetë e lehtë, por ka mundësi. Me ato çfarë ju keni, ne do të bëjmë gjëra më tepër, që në kartë do të jenë më konkurruese. Duhet të arrijmë shumë. Momentalisht është ëndrra ime është të çoj Shqipërinë në botëror, pra jo vetëm ëndrra ime por edhe e juaja. Duhet të jemi një grup i bashkuar", deklaroi Maran.

Të fundit