Flash News

E-TJERA

Mark Crawford: Hetimi i Ballukut frenon investitorët e huaj në Shqipëri

Mark Crawford: Hetimi i Ballukut frenon investitorët e huaj në

Ish-kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, komentoi për “Pasvon” nga Alfred Lela, lëvizjen e SPAK për thirrjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në lidhje me Tunelin e Llogarasë.

 Crawford tha se, edhe pse nuk ka pasur marrëdhënie direkte me Ballukun, një hetim i tillë mund të krijojë pasiguri për investitorët e huaj.

 Ai theksoi se kjo mund të ndikojë negativisht në tërheqjen e investimeve të huaja, duke i bërë investitorët të hezitojnë përpara se të vendosin kapitalin e tyre në vend.

Craëford shtoi se hetimi mund të mos pengojë investimet ekzistuese, por gjithsesi krijon një efekt frenues për projektet e reja.

Pjesë nga intervista

Alfred Lela: Në lidhje me ngjarjet e tjera këtu në Shqipëri, besoj i keni ndjekur, kryengjarja e të paktën javës së fundit ka qenë thirrja në SPAK e znj. zv.kryeministre, Belinda Balluku. Si njeri i biznesit, që keni patur të bëni me qeveri të ndryshme dhe me bizneset shqiptaro-amerikane dhe si ish-kryetar i Dhomës së Tregtisë, çfarë dalluat, ose çfarë patë te kjo lëvizje për një çështje që është diskutuar dhe debatuar shumë nëpër studio, që ka të bëjë me Tunelin e Llogarasë. Ju e keni ndjekur besoj si çështje dhe se si është. Besoj se keni parë dhe përgjimet që kanë dalë në shtyp, bisedat e zbj. Balluku me vartës të tjerë. Është e vonuar, është në kohën e duhur, nuk duhet të kishte ndodhur. Çfarë mendoni për lëvizjen e SPAK?

Mark Craëford: Kur isha kryetar i Dhomës Amerikane ishte Gjiknuri dhe Ahmetaj në këtë pozitë, kështu që nuk kam patur marrëdhënie drejtpërdrejt me zv.kryeministren tashmë. Por, nëse dikush do të vijë nga Chicago ose Saint Luis dhe thotë që unë do investoj këtu në Tiranë. Ata do pyesin: po kryebashkiaku është nën hetim, është në burg? Dhe nëse ata thonë se do të investojnë në infrastrukturë, ose energjinë, prapëseprapë kemi një çëeshtje që është hapur aty. Nuk e di kush ka të drejtë, kush është i pafajshëm ose i fajshëm, por prapëseprapë, përshtypja e parë është që çdo person që është përgjegjës në këto sektorë është me dyshim. Dhe për një vend të vogël ndoshta është një stop për investime të huaja, sepse nëse ka të drejtë Spak, nuk i di detajet, por nëse ka të drejtë është shumë e vështirë për të investuar. Nëse dikush do vijë për të investuar këtu dhe do ketë një problem, borde dhe investitorët e tjerë do thonë: Çfarë po bëni, sepse e kemi pas ditur që ka probleme këtu dhe po erdhe investove në Tiranë, me një kryebashkiak që ka patur akuzë për korrupsionin, me infrastrukturën, me një qeveri që ka patur akuzë për korrupsion, me energjinë, që ka patur akuzë për korrupsion. Kështu që, këto janë sektorët dhe vendet që janë më tërheqëse normalisht për investitorët e huaj dhe kur ka dyshim është shumë vështirë për të tërhequr investitorë. Ndoshta mund të mbajmë ata që janë, edhe mund të investojnë, por prapë është një gjë që është frenuese për investitorët e huaj.

 

Të fundit