Flash News

E-TJERA

Mbërrijnë në Rinas vaksinat e Pfizer, Rama: Nuk pritëm Covax, është luftë tregtare e politike

Mbërrijnë në Rinas vaksinat e Pfizer, Rama: Nuk pritëm
Kryeministri Rama ne Rinas ne pritje te dozave te para te vaskinave nga Pfizer

Mbërrijnë në Rinas dozat e vaksinës anti-Covid nga kompania amerikane Pfizer.

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj janë para mediave në një konferencë, për të dhënë sqarime.

Sipas Ramës bëhet fjalë për 1170 doza. 

Rama:E kemi filluar vaksinimin me doza që kanë ardhur dhuratë nga një vend mik i BE-së, emrin e të cilit ende nuk mund t’ua komunikojë, ndërkohë që kemi kontratën e drejtpërdrejtë me Pfixer, ne Shqipëria dhe përveç nesh dhe Serbia, vendet e tjera sic po e ndiqni janë ende në një situatë pritshmërie në kushtet kur vaksina po komplikohet gjithnjë e më shumë dhe kur për këtë çështje Europa ka hyrë në kaos, me jo vetëm BE, por edhe vende të tjera të mëdha që kërcënojnë me ndjekje në rrugë ligjore.

E kemi garantuar procesin e vaksinimit dhe do e vazhdojmë dhe nuk e lamë veten në dorë të tjerëve, nuk pritëm Covax. Është ende në një proces që nuk duket akoma se ku e ka fillimin. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të, por edhe ata nuk janë të qartë dhe nuk japin asnjë sinjal qartësie mbi atë që do ndodhë. Është situatë dinamike dhe mund të ndryshojë nga dita në ditë.

Është luftë tregtare, politike e jashtëzakonshme.

Bëhet fjalë për 1170 doza

Do fusim në proces vaksinimi vec atyre që morën dozën e parë, ku jam edhe unë, edhe të tjerë. Brenda shkurtit do vijnë edhe dozat e tjera sipas planit 10750, apo 31 mijë, pra 41 mijë dozat e parashikuara janë të angazhuara nga Pfizer.

Nëse do ketë ndryshime, do ju informojmë.

Të fundit