Flash News

E-TJERA

“Mbështesim strategjinë për transprencë”, dalin detaje nga takimi i kreut të OSBE-së me Vitore Tushën

“Mbështesim strategjinë për transprencë”, dalin
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco zhvilloi takimin e parë sot me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, prezenca e OSBE-së ka zbardhur detaje nga takimi, i cili kishte qëllim fuqizimin dhe bashkëpunimin mes Prezencës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se, OSBE ka mbështetur gjykatën në hartimin e një strategjie shumëvjeçare dhe të një plani veprimi, me synimin për të siguruar efikasitetin dhe transparencën si dhe për të kontribuuar në zbatimin e reformës në drejtësi.

Del Monaco i uroi suksese anëtarit më të ri të Gjykatës, Altin Binaj, i cili u betua një ditë më parë, ndërsa theksoi se Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj.

Të fundit