Flash News

E-TJERA

Mbyllet përkohësisht Biblioteka Kombëtare: Shkak dëmet e shkaktuara gjatë protestës së djeshme

Mbyllet përkohësisht Biblioteka Kombëtare: Shkak dëmet e
Në foto: Biblioteka Kombëtare

Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i “Shqiponjave” ka ngjallur revoltë masive te qytetarët, të cilët kanë protestuar prej dy netësh, duke sulmuar institucionet, por edhe policinë, e cila ka përdorur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Biblioteka Kombëtare ka njoftuar mbylljen e saj përkohësisht pas dëmeve të shkaktuara një ditë më parë.

“Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, shkruhet në njoftimin e Bibloktekës Kombëtare.

Të fundit