Flash News

E-TJERA

Mbyllja e Tregut Industrial në Vlorë, miratohet krijimi i dy tregjeve të përkohshme ambulante

Mbyllja e Tregut Industrial në Vlorë, miratohet krijimi i dy tregjeve

Këshilli Bashkiak i Vlorës, në mbledhjen e zhvilluar sot, me shumicë votash, miratoi vendimin për krijimin e tregjeve të përkohshme ambulante dhe autorizimin për lidhjen e kontratave të qirasë, në kuadër të zhvendosjes së përkohshme të Tregut Industrial.

Sipas vendimit, tregtarët e Tregut Industrial do të zhvendosen përkohësisht në dy zona të përcaktuara nga Bashkia, deri në ndërtimin e tregut të ri.

“Vendimi parashikon:

Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant me sipërfaqe 520 m², në lagjen “24 Maji”, zona kadastrale nr. 8604.

Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant në zonën industriale të Vlorës, zona kadastrale nr. 8605.

Vendimi synon të garantojë vazhdimësinë e aktivitetit për tregtarët, gjatë periudhës së punimeve për tregun e ri”,- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se mbyllja e Tregut Industrial u prit me protesta dhe kundërshtime nga tregtarët e Vlorës. Ata u paraqitën mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku kërkuan një zgjidhje alternative duke paralajmëruar se nuk do të lëviznin nga tregu nëse nuk u jepej një zgjidhje konkrete.

Të fundit