Flash News

E-TJERA

Me precedent penal dhe pjesë e një organizate kriminale, kush është shqiptari që u vra sot në Athinë

Me precedent penal dhe pjesë e një organizate kriminale, kush

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte mbrëma në qendër të Athinës, në zonën e Agios Panteleimonas. Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas mediave greke, viktima u qëllua për vdekje në mes të rrugës dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200.

Viktima është Artur Bashimi, person me precedentë penalë për vjedhje.Në vitin 2022 ai ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe mjeku ligjor, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij ekzekutimi.

 

Të fundit