Flash News
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
“Më rrahën nipin”, zbardhet dëshmia e Lul Rakajt, plagosi me armë dy persona
Është zbardhur dëshmia e Lul Rakajt, i cili plagosi me armë zjarri dy persona dje në Malësi të Madhe.
Ai thotë se shkoi t’i takonte personat në fjalë i kanë dhunuar nipin, por ka dyshuar se njëri prej tyre ka pasur armë dhe i ka qëlluar.
“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur por di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur.
Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, ka deklaruar përpara grupit hetimor shtetasi Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe.
Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes ndërsa ende nuk është gjetur arma e krimit.