Flash News

E-TJERA

Mediat italiane: Qeveria shqiptare i jep “dritën jeshile” ujësjellësit Gjirokastër-Puglia

Mediat italiane: Qeveria shqiptare i jep “dritën jeshile”

Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën me Galugnano, në Salento.

Kështu shkruan media italiane L’Economia, teksa i referohet deklaratës së bërë nga presidenti i rajonit të Pulias.

“Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë. Shqipëria hedh një sasi të madhe uji të mirë në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t'i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t'u japim një të ardhme të gjithë pulianëve”, deklaroi presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, gjatë një konference për shtyp në Bari.

Për të ndërtuar infrastrukturën do të duheshin 4 vjet punë dhe një miliard burime, për t'u financuar duke përdorur burimet e vetë BEI, BERZH, shteti italian, rajoni dhe ujësjellësi pulian. Qëllimi është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia.

Për Pulian është një infrastrukturë strategjike, duke pasur parasysh thatësirën që ka karakterizuar vitet e fundit. Por edhe Shqipëria do të kishte një kthim ekonomik, duke qenë se do të krijoheshin rreth 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte.

Të fundit