Flash News

E-TJERA

Merr flakë “Volkswagen-i” te mbikalimi i Rinasit

Merr flakë “Volkswagen-i” te mbikalimi i Rinasit

Një mjet tip “Volkswagen” ka marrë flakë te mbikalimi i Rinasit.

Mjeti ka qenë në lëvizje kur ka shpërthyer në flakë. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datë 26.09.2024, rreth orës 08:05, te mbikalimi i Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip "Volkswagen", me drejtuese shtetasen A. K., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Të fundit