Flash News

E-TJERA

"Merrni shembull nga Liga", naftëtari ironizon Ramën: Duam lekët! Mos ngatërro kekun me byrekun, nuk je në dijeni të problemeve

"Merrni shembull nga Liga", naftëtari ironizon Ramën: Duam
Grevisti

Prej ditësh kryeministri Rama iu ka bërë thirrje naftëtarëve të ndërpresin grevën me qëllim që të ulen në diskutime me qeverinë. Apeli i fundit ishte ditën e djeshme, ku ndër të tjera Rama u kërkoi grevistëve të merrnin shembull nga “Liga Profesioniste e Futbollit që i dha fund bojkotit të kampionatit”.

Në kundërpërgjigje, një naftëtar ka ironizuar deklaratën e kryeministrit, duke i bërë thirrje Ramës mos ngatërrojë ‘’kekun me byrekun”.  “Futbolli nuk kishte protestë, por bojkot, dhe atë e bënin presidentët për hesapet e tyre dhe jo futbollistët që janë punonjës si naftëtarët”, tha naftëtari.

“Nga ajo që ka dhënë kryeministri dje në Kuvend, dhe për t’i kthyer një përgjigje se mesa kuptova unë ai nuk është në dijeni të problemeve të naftëtarëve. Ne nuk jemi për lëmoshë këtu. Ato gratë nuk janë për lëmoshë, të nxjerrë rrogat tona. Jo t’i nxjerrë qeveria, mendojmë se kemi shtet ligjor. Unë sot i bëj thirrje kryeministrit që nëse nuk është i informuar për kërkesat tona, dua një vendim gjyqi të cilën e kemi këtu. E kemi fituar në 11.9.2017. Për këtë i them kryeministrit ku është drejtësia.

Mos na ngëtërrojë kauzën tonë me ligën e futbollit. Futbolli sot në protestë, nuk ishin protestë, po bojkot. Nuk ishin sportistët, por presidentët që duan sipas ligjit hesapet e tyre. Ta dijë se nuk kemi dalë këtu për t’i kërkuar uljen e akcizës apo zerimin e borxheve. Kemi dalë se jemi pa bukë, pa bukë. Po kërkojmë lekët e gjakut tim që i kam fituar me gjyq. Nuk dua lëmoshë. A ka drejtësi këtu?

E dyta, kjo grua që ndodhet në grevë urie motra jonë është vizituar. Ka marrë një qese me ilaçe. Pret të drejtën, t’i hidhen pagat, se kushtojnë ilaçet.

Do vijë kompani a nuk do vijë, s’na intereson. Duam lekët me gjyq. Dhe njëherë, mos ngatërro kekun me byrekun. S’kemi lidhje me futbollin, kemi lidhje me familjet. Nëse je i paaftë dhe drejtësia nuk vepron, atëhere dil dhe thuaj po nuk më takon. Ne nuk duam t’ia dijmë për parti. Nuk duam. Rrojnë a nuk rrojnë. Nuk po formojmë parti këtu”, tha naftëtari.

Të fundit