Flash News

E-TJERA

Merrnin ryshfete për ndërtime pa leje, burg për dy zyrtarët e Bashkisë Kamëz

Merrnin ryshfete për ndërtime pa leje, burg për dy zyrtarët

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë  masën e sigurisë “arrest me burg” për kryeinspektorin dhe inspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz, Dritan Nikolli dhe Ermal Baci.

Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e IMT-së merrnin shuma prej 1-3 mijë euro për ndërtime të paligjshme në Kamëz.

Dy inspektorët ranë në pranga një ditë më parë, pasi akuzohen për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre.

Të fundit