Flash News

E-TJERA

Meta: Basha bëri atë që deshi Rama, kjo më detyron të rikthehem si lider në politikë

Meta: Basha bëri atë që deshi Rama, kjo më detyron të

Presidenti Ilir Meta tha se pas mbarimit të mandatit në korrik të këtij viti, do të rikthehet = fuqishëm në politikë duke forcuar opozitën.

Sipas Metës, i ftuar në Report Tv, lideri i opozitës atë që deshi Edi Rama, kjo e detyron të rikthehet si lider në politikë.

“Nëse kjo opozitë nuk fiton, kjo tregon se ajo nuk do të fitojë. Kjo tregon qartë që lidershipi i opozitës bëri atë që deshi Edi Rama, dhe kjo më detyron të rikthehem si lider në politikë.

Shkaktari për gjendjen që po kalon vendi, është qeveria dhe opozita, e cila i ka qenë në  shërbim të saj, duke ja bërë më të lehtë,  për të kapur të gjitha institucionet. Opozita nuk ka bërë detyrën e saj për të mbrojtur popullin dhe shtetin, duke i lënë fushën bosh mazhorancës.

Unë synoj të jap kontributin tim në politikë aktive dhe do të jem jashtëzakonisht aktiv. Sigurisht që vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës, dhe unë do të jem pikërisht në këtë angazhim.

Mendoj që problemi kryesor që ka sor vendi është rikthimi i sovranitetit të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Kjo është edhe detyra ime 30 vitet e ardhshme”, u shpreh Meta.

Të fundit