Flash News

E-TJERA

“Meta s’është çun trendi e të veshë çitjane”/ Kryemadhi: Rama përfitoi nga ligësia e Bashës dhe idjotësia ime

“Meta s’është çun trendi e të veshë

Monika Kryemadhi deklaroi se Ilir Meta nuk do të bashkëpunoojë më me PS-në. Ajo tha se ndryshe nga Edi Rama, Meta është patriot.

Deputetja e PL-së tha për “Kjo Javë” se djegia e mandateve, të cilën e konsideroi si idotësi të saj dhe ligësi të Lulzim Bashës, i dha Ramës mundësi që të “kryqëzonte” Kosovën.

“Meta nuk bashkëpunon më me Ramën. Mund të mos jetë çun modern, të veshi çitjane si Rama, por është patriot. Një nga arsyet për nervozizmin me ne si opozitë ishte bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve jo për pushtetin e opozitës por për dhënien ne mekanizmave Ramës që të vendoste në pozita të vështira Kosovën, ndryshimi i kufijve Open Balkan dhe vendosjen e shtetit shqiptar në kompani serbe për Rusinë.

Serbia do të mbetet dashnore e Rusisë, e cila kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Rama përfitoi nga idjotësia ime dhe ligësia e Bashës që i dhamë armët të kryqëzonte Kosovën. Sot kemi një dominancë të Rusisë në rajon dhe Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

 

Të fundit