Flash News

E-TJERA

Ministri i Jashtëm gjerman flet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe MV: Duhet të nisë procesi i zgjerimit

Ministri i Jashtëm gjerman flet për anëtarësimin e
Heiko Maas

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi se është momenti për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu u shpreh ai gjatë takimit virtual mes ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

Maas deklaroi se vendi ynë dhe MV kanë bërë progres në Reformën në Drejtësi dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi dhe Athina treguan lidership politik me rëndësi historike.

Kjo është arsyeja pse bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin tani. Falënderoj Presidencën Portugeze për marrjen përsipër të kësaj detyre për më tej – do të ketë mbështetjen tonë të plotë", është shprehur kryediplomati gjerman.

Më pas Maas ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh, ku përmbledh qëndrimin e tij për procesin e zgjerimit.

“E ardhmja e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor qëndron në BE. Ne kemi nevojë për të rifilluar procesin e zgjerimit dhe për të ecur përpara me pajtimin rajonal. Ky ishte mesazhi im në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Procesit”, shkruan Maas.

Ky i fundit u shpreh më herët se  BE duhet të shfuqizojë veton e vendeve anëtare mbi politikën e jashtme.

Të fundit