Flash News

E-TJERA

Zgjatet edhe 1 vit regjimi "41 bis", Ministria e Drejtësisë lë në burg Shullazin dhe 3 të tjerë

Zgjatet edhe 1 vit regjimi "41 bis", Ministria e Drejtësisë

Katër figurat më të përfolura të botës së krimit, Emiljano Shullazi, Arbjon Aliko, Endrit Qyrja dhe Genci Balla do të duhet të qëndrojë edhe 1 vit të izoluar në regjimin e egër "41 bis".

Me propozim të SPAK, duke iu referuar edhe materialeve dhe informacioneve nga strukturat përgjegjëse, Ministria e Drejtësisë vendosi të zgjasë me 1 vit regjimin e posaçëm në burgun e Sigurisë së Lartë për 4 nga 7 të burgosurit që janë në këtë regjim. Regjimi i posaçëm ka përfunduar për Blerim Shullazin, Gilmando Danin dhe Endrit Zelën.

Arbion Aliko është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të FNNSH-së, Ibrahim Basha në Lazarat në qershor të vitit  2015. Endrit Qyrja është dënuar si anëtar i grupi të Shullazit, gjobvënie dhe nakosje për shkak të detyrës. Ndërsa Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si pjesë e gurpit të xhihadistëve për dërgimin e disa personave në Siri.

 

Të fundit