Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: 31 raste të reja, 269 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë: 31 raste të reja, 269

31 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Janë kryer 3628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.

Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

MSH apelon se varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Të fundit