Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 23 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 23 raste

23 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në vendin tone në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Janë kryer 2516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 23 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit