Flash News

E-TJERA

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 34 raste të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 34 raste

34 raste me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, raporton Ministria e Shëndetësisë.

në raportin ditor MSH bën me dije se nuk ka asnjë humbje jete dhe  aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 34 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit