Flash News

E-TJERA

Mira Murati jep dorëheqjen nga OpenAI

Mira Murati jep dorëheqjen nga OpenAI

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati ka njoftuar largimin nga kjo kompani pas mbi gjashtësh.

Vendimin e saj, Murati e ka shpërndarë edhe në X, ku shkruan “Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI. Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e pëlqejnë, megjithatë, ky moment ndihet i duhuri”. 

Largimi i Muratit vjen pasi një sërë zyrtarë të lartë të kompanisë së inteligjencës artificiale, që mbështetet nga Microsoft, janë larguar gjatë këtij viti, përfshirë edhe themeluesit Ilya Sutskever dhe John Schulman.

Murati kishte shërbyer si shefe ekzekutive e kompanisë vitin e kaluar në kohën kur kishte pasur një puç të dështuar kundër themeluesit të firmës,Sam Altman.

Murati, e cila ka origjinë shqiptare, ka qenë pjesë e kompanisë që krijoi ChatGPT për gjashtë vjet e gjysmë, dhe për pak kohë shërbeu si CEO në nëntor kur bordi shkarkoi bashkëthemeluesin Sam Altman.

 

 

Të fundit