Flash News

E-TJERA

Kalo kërkon lehtësim të masave: Rihapja është nevojë psikologjike dhe ekonomike

Kalo kërkon lehtësim të masave: Rihapja është
Tritan Kalo

Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se është koha për një rihapje graduale. Ai thekson se situata me koronavirus në vendin tonë është stabilizuar, duke evidentuar se as zgjedhjet dhe as festa e Fiter Bajramit nuk çuan në rritje të rasteve me Covid-19.

"Kaluam dy momente të cilat favorizojnë përhapjen e këtij infeksioni, zgjedhjet e 25 prillit si dhe festimin e Bajramit më 13 maj, plus ditët e periudhës së heshtur, të fshehtë, të inkubacionit dhe fatmirësisht nuk po shohim shtim të rasteve të të sëmurëve nga Sars-Cov2/Covid-19", shkruan ai në rrjetet sociale.

Mjeku nënvizon se në uljen e ndjeshme të shifrave ka ndikuar edhe stina e verës. Ai bën thirrje se pavarësisht normalizimit të situatës, vaksinimi nuk duhet të neglizhohet. Kalo thotë se lehtësimi i masave është një nevojë sa psikologjike edhe ekonomike.

"Psikologjikisht e kemi shumë të domozdoshme një gjë të tillë, pas atij “dimri të gjatë disa mujor” të mbylljes nga pandemia e Sars-Cov2/Covid-19. Ekonomikisht e kemi po ashtu të domozdoshme gjallërimin e turizmit, si një burim i konsiderueshëm punësimi dhe të ardhurash financiare. Vijimi i vaksinimit nuk duhet nënvlerësuar, përkundrazi", shkruan ndër të tjera mjeku.

 

 

 

 

Të fundit