Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe shira që në orët e para të mëngjesit, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në veri – veriperëndim duke sjellë vërshime të përkohëshme si edhe perbytjet lokale.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat zonat veriore dhe qendrore ndërsa zonat jugore do të kenë permirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike. Ky destabilitet i atmosferës mbetet edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.