Flash News

E-TJERA

"Mos më prek me dorë"/ Policia tenton të shpërndajë protestën, përplasje para kryeministrisë

"Mos më prek me dorë"/ Policia tenton të

Teksa qytetarët po rimblidhen për të protestuar para kryeministrisë, policia ka tentuar t’i shpërndajë ata. Kjo ka sjellë tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu.

Sipas policisë, leja e protestuesve ka mbaruar. Ndërkohë që protestuesit pretendojnë se ata kanë bërë një njoftim në polici për vijimin e protestës.

Qytetarët kanë vendosur të protestojnë për 24 orë. Orët që lamë pas ka pasur reduktim të numrit të tyre, por paralajmëruan se do të rimblidheshin në orën 19.00.

“Këta ordinerat, na thërritën në drejtori, urdhëruan që të përzenin njerëzit pavarësisht se ne kemi bërë kërkesë për protestë. Nuk ju vjen turp fare”, tha një qytetar.

Ndërsa një tjetër u shpreh se “Ne kemi dalë për të protestuar. Ju për çfarë jeni këtu. Pse jeni këtu. Thoni pse keni ardhur. Nuk ktheni përgjigje. Jeni institucion kriminelash. Nuk ju vjen turp”.

“E mos më prek me dorë. Këtu do të rri. Ku të iku unë more. Këtu do të plasë revolta më keq”, tha një prej protestuesve.  

 

Të fundit