Flash News

E-TJERA

Mot i qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat sot

Mot i qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës dhe më pas edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.

Era do të të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita sjell rritje të lehtë të tyre luhatur vlerat ditore nga 1 °C vlera minimale deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori.

Të fundit