Flash News

E-TJERA

Moti i keq, ARRSH tregon situatën e akseve rrugore

Moti i keq, ARRSH tregon situatën e akseve rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me njoftim për të gjithë drejtuesit e mjeteve lidhur me situatën e rrugëve pas reshjeve të shiut.

Sipas ARRSH, në disa segmente ka pasur rënie inertesh për shkak të motit të keq, por janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.

“Gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh  si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht

Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi grupet e punës të ndodhur në terren kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet

Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor”, njofton ARRSH.

Të fundit