Flash News
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij
Një stuhi e fortë ka goditur një pjesë të konsiderueshme të vendit pasditen e sotme, duke shkaktuar probleme të shumta në jug të vendit.
]Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të shiut, rrugë dhe bulevarde janë shndërruar si përrenj në Sarandë.
Gjithashtu rrugët janë bërë të pakalueshme si pasoje e rebeshit te shiut. Po ashtu uji është futur edhe në në disa biznese.
Era e fortë ka rrëzuar një pishë në pyllin e sodës, duke bllokuar kështu njërin sens të rrugës.
Ndërkohë edhe qyteti i Vlorës pritet që të preket nga reshjet e shiut me intensitet të lartë në orët në vazhdim.
Bashkia Vlorë për të shmangur incidentet i ka bërë apel qytetarëve që të jeni vigjilentë dhe të mos parkojnë mjetet në disa zona në qytet, si Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në "Skelë" te dykalimshi. Sakaq, bashkia bënë me dije se grupet e punës së bashkisë do të jenë në terren për të monitoruar.
“Të dashur qytetarë! Në orët në vijim priten reshje shiu me intensitet të lartë. Ju lutemi të jeni vigjilentë dhe të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: Albano&Romina, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në "Skelë" te dykalimshi. Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! Faleminderit