Flash News

E-TJERA

Ndau legalizimet në prag të zgjedhjeve, Rusmajli e shpëton nga gjoba deputetin e PS

Ndau legalizimet në prag të zgjedhjeve, Rusmajli e shpëton nga

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ  ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për të gjobitur kreun e kadastrës së Lushnjës dhe deputetin e PS, Bujar Çela, pasi u fotografua duke shpërndarë leje legalizimit si një veprimtari e ndaluar në prag të zgjedhjeve.

Por, në arsyetimin e KAS thuhet se nuk u vendos masa dënuese (15 mijë lekë të vjetra) ndaj deputetit socialist sepse veprimtaria nuk ka qenë publike.

Ndau legalizimet në prag të zgjedhjeve, Rusmajli e shpëton nga
Depureti Bujar Cela duke shpërndarë certifikata pronësie në fundvit, foto e postuar nga ia vetë në Facebook

Rrethanat e rastit nuk provojnë shpërndarjen e certifikatave nga deputeti, por ama krijojnë bindjen se ai ka marrë në proces. Nga ana tjetër nuk rezulton e provuar që kryerja e veprimtarisë të jetë bërë në vende të hapura për publikun, në sheshe apo njësi komunitare të zonës, apo mediat të kenë shoqëruar deputetin”, tha Rusmali.

Vendimi në KAS u mor me 3 vota pro dhe dy kundër. Ilir Rusmajli i bashkoi votat e tij me të dy anëtarëve të tjerë të sjellë nga PS, dhe pranoi kërkesën e drejtorit të Kadastrës së Lushnjes për pafajësi. 

Të fundit