Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman në

Ndërron jetë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum. Ai u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar në Durrës.

Paraprakisht, dyshohet se ish zyrtari 81-vjeçar ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

 Ish-ambasadori mbërriti në vendin tonë pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajëm, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Daum mbajti edhe një fjalim në ceremoni ku shprehu gëzimin që ishte pjesë e ceremonisë përkujtimore në Kavajë.

Werner Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 1987 deri në 1990, në një periudhë vendimtare për të ardhmen e vendit. Gjatë kësaj kohe, ai tregoi një guxim të jashtëzakonshëm, duke hapur dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin arratisjen nga regjimi komunist, një veprim që e bëri në kundërshtim të plotë me udhëzimet zyrtare të qeverisë së tij.

Gjatë vizitës në Bashkinë e Kavajës, ish-ambasadori gjerman Werner Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryetari Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990.

Të fundit