Flash News

E-TJERA

Ndërtimet pa leje në bregdet, avokati debat me zv.ministrin: Shembni ndërtimet në Jalë, pse merreni me ata që sigurojnë bukën  

Ndërtimet pa leje në bregdet, avokati debat me zv.ministrin: Shembni

Avokati Adriatik Lapaj dhe zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj kanë debatuar lidhur me aksionin e nisur “Bregdeti ynë”, për prishjen e objekteve pa leje në zonë bregdetare.

I ftuar në emisionin “Open”, avokati Lapaj i kërkoi zv.ministrit që procesi të mos jetë selektiv, duke theksuar që aksioni të zhvillohet edhe në Jalë apo në subjektet e atyre që ai i cilëson si ‘oligarkë’.

Adriatik Lapaj: Pse mos t’u prisheshin në shtator? I kanë bërë me halle dhe me kredi, janë hallexhinj. Do të më lësh të mbaroj?

Julian Hodaj: Debat po bëjmë.

Lapaj: Shqiptarë janë ata, nuk janë serb , shkoni prisni ato në Jalë, pse merreni me këto, prishni oligarkët, po shkoni tek ata qe sigurojnë bukën e fëmijëve.

Muhabet koti tani, unë e njoh gjënë, nuk ishte urgjencë për ta bërë tani, por fakti që këto mblidhen dhe bëhet fushatë me to tregojnë që ka qëllim politik. Të gjitha që keni prish në Ksamil një vit më parë ishte me leje, ta them me përgjegjësi të plotë këtë

Të fundit