Flash News

E-TJERA

Ndërtimi pa leje solli ‘furtunën’ në Komisariatin e Sarandës, beach bar-i dyshohet si “mollë sherri” për vrasjen e Isuf Jaçajt

Ndërtimi pa leje solli ‘furtunën’ në Komisariatin e

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, dhe tre efektivë të tjerë u vunë në pranga, pas një aksioni të ndërmarrë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore. Zyrtarët e policisë u arrestuan pas dyshimeve se punonjës policie kanë lejuar ose favorizuar ndërtime pa leje në vijën bregdetare.

Sipas të dhënave paraprake, hetimet kanë nisur pas zbulimit të një ndërtimi pa leje në Sarandë, i cili dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh kriminale në këtë zonë.

Burime nga policia bëjnë me dije se prona ku po kryhej ndërtimi ka qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili është vrarë më herët me tritol në automjetin e tij në tetor të vitit 2025.

Hetimet ngrejnë dyshime se një grup kriminal me bazë në Kamëz mund të jetë i përfshirë jo vetëm në këtë atentat, por edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhaura në Sarandë.

Ndërkohë, në të njëjtën pronë dyshohet se po ndërtohej një beach bar për sezonin veror, ndërtim i cili u evidentua nga autoritetet dhe u bë objekt i kontrollit policor.

Sipas burimeve hetimore, për lejimin e këtij ndërtimi dyshohet se janë përfshirë në korrupsion shefi i komisariatit dhe tre vartësit e tij, të cilët tashmë ndodhen në pranga.

 

 

Të fundit