Flash News

E-TJERA

Ndeshja me Gjeorgjinë, kombëtarja nis përgatitjet për sfidën e së martës

Ndeshja me Gjeorgjinë, kombëtarja nis përgatitjet për

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, kombëtarja ka n isur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague.

Lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike. Futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Ndeshja do të luhet të martën më 10 shtator në orën 20:45, në stadiumin Arena Kombëtare.

Të fundit