Flash News

E-TJERA

Ndeshja Shqipëri-Andorra, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Shqipëri-Andorra, publikohen formacionet zyrtare

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Andorra e cila luhet sonte në 20:45 në "Arenën Kombëtare". 

Trajneri i Kombëtares ka hedhur në fushë një formacion sulmues dhe skema e lojës do jetë (4-3-3).

Nga ndeshja kundër Anglisë porta dhe mbrojtja nuk ndryshojnë, teksa mesi i fushës i përket Asllanit, Laçit dhe Julian Shehut. Ky i fundit për herë të parë është pjesë e ekipit dhe debuton me fanellën kuqezi. Në sulm Broja dhe Hoxha nga krahët, në mbështetje të Manajt.

Shqipëri luan sot përballë Andorrës në Tiranë ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Botërorit 2026 me objektivin e vetëm atë të fitores së tre pikëve.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo

ANDORRA: Alvarez, Borra, Garsia, San Nikolas, Cervos, Olivera, Mark Garcia, Hesus Rubio, Rebes, Babot, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez

Të fundit