Flash News
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Ndihmësi i Sylvinhos flet në prag të sfidës me Gjeorgjinë: Pse u zgjodh titullar Arbër Hoxha
Zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta, ka treguar para ndeshjes ndryshimin në rreshtimin e kuqezinjve, por edhe taktikën që do të përdorej në sfidën ndaj Gjeorgjisë.
“Vendosëm të bënim vetëm një ndryshim, Hoxhën për Laçin, vetëm sepse Gjeorgjia luan me 5 mbrapa, në mbrojtje janë shumë të fortë dhe solidë. Hoxha mund të na ofrojë pak më shumë hapësirë, që të shkojë një kundër një, që të krijojë situata të tilla dhe t’i japë Bajramit hapësirë brenda për të luajtur mes linjave. Ndaj ky ishte ndryshimi i vetëm për këtë ndeshje.
Kvaratskhelia është lojtari kryesor për Gjeorgjinë, e dimë sa i mirë është. Me top është shumë i shpejtë, teknikisht është fantastik, ai mund të rrotullohet drejt sulmit menjëherë. Por është direkt, kur ka topin vrapon para, është i shpejtë.
Duhet të jemi të kujdesshëm se janë të rrezikshëm në kundërsulm, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatat me Ramadanin, Hysajn por edhe Asanin në atë krah. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se ku jemi dhe të mos e lejojmë të rrotullohet se është lojtar shumë i mirë”, tha Zabaleta për “SuperSport” para duelit.