Flash News

E-TJERA

Ndihmoi Esmerald Ballën të fshihte trupin e pajetë të të atit, arrestohet 25-vjeçari në Shënavlash

Ndihmoi Esmerald Ballën të fshihte trupin e pajetë të

Edison Brahaj 25-vjeç u arrestua si bashkëpunëtor në krimin e ndodhur në Shënavlash të Durrësit. 

Policia njofton se Edison Brahaj ka bashkëpunuar me autorin e krimit në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

“Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.”– njofton policia.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialetprocedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit