Flash News

E-TJERA

Ç’ndodhi me Altin Goxhajn? Flet avokati: Policët më vunë prangat me dhunë, nuk kishin numra identifikues

Ç’ndodhi me Altin Goxhajn? Flet avokati: Policët më

Avokati Altin Goxhaj ka shpjeguar me detaje çfarë ndodhi një natë më parë dhe arsyen e shoqërimit të tij në komisariat.

Në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Goxhaj tregoi se teksa po shkonte për të marrë pjesë në një podcast, policia kishte ndaluar disa taksistë privatë për pengim të qarkullimit. Goxhaj tha se gjatë momentit të ndërhyrjes policore, ai ka filmuar situatën dhe më pas efektivët kanë reaguar duke e ndaluar dhe prangosur.

Ai thotë se disa prej punonjësve të policisë nuk mbanin numra identifikues dhe se veprimet e tyre kanë qenë të paligjshme.

“Dje unë po shkoja në podcastin çdo të enjte bashkë me Andrean në orën 7:30. Dhe atë ditë policia kishte arrestuar taksistë privatë, jo me kompani, por që kanë makinën e tyre, tetë veta, për pengim qarkullimi. Arrestuar thashë. Dhe po atë moment ne po shkonim me taksi për të marrë pjesë në podcastin tonë si çdo të enjte, te ‘True Podcast’ me Shkëlqim Dashin dhe shohim një makinë policie që na kishte zënë rrugën dhe s'po ecnim dot se kishte zënë rrugën. Dhe pastaj konstatuam që s'po lëvizte fare, thamë se ishte trafik. Duket dhe nga makina e autobusit që ka dalë në video dje në darkë, që ata kishin bllokuar rrugën.

Andrea si gjithmonë, bëri zakonin dhe filmoi. Filmoi dhe në momentin që e filmoi, policët u bënë bisha. Dhe bllokuan taksinë dhe deshën të bllokonin makinën e taksistit dhe taksinë. Në shenjë hakmarrje ndaj nesh, se ç'punë kishte taksia me veprimet tona i dinin policët. Moment unë dola nga makina, në distancë 5 metra... Çfarë keni more ju? Në këtë moment që unë i thashë atyre çfarë kërkoni, ata m'u afruan dhe unë pashë që ata ishin dhe pa numra. Dhe pastaj nga puna e videos, vajti te puna e numrave. Unë në asnjë moment nuk kam fyer kurrë në jetën time një punonjës policie, por natyrisht nuk mund të hezitoj që në çdo rast të denoncoj policinë për veprimet e veta të paligjshme dhe kjo është kauza e jetës time, numri i policit. 2020-ën, 2021-shin, çdo vit, çdo herë, çdo protestë. Dhe në këtë moment, ju e keni parë apo në qoftë se s'e keni parë, duhet ta shihni në video, si debati shkoi në rrëmbimin tonë.

Pse e them rrëmbim? Sepse nuk ishte shkak për të na shoqëruar në komisariatin e policisë, por mbi të gjitha është e palejueshme që policë pa numra ta bëjnë. Madje u kujtova dhe faktin që punonjës të BKH-së në emër kanë rrëmbyer njerëz. Donin të më merrnin celularët, ndërkohë që unë i thoja "prit te fik". Dhe më vunë prangat me dhunë dhe ç'bënte një idiot që ishte aty? Më shtrëngonte me sa fuqi kishte. Me sa fuqi kishte. M'i ka bërë plagë duart dhe unë këtu kam atë dokumentin që mora dje nga Policia e Shtetit në komisariatin numër tre për të shkuar për të bërë raportin mjeko-ligjor për plagët që më kanë shkaktuar në krahë”, deklaroi Goxhaj.

Të fundit