Flash News

E-TJERA

Nesër protesta e pedagogëve, sindikata thirrje stafit akademik: Të bëhemi bashkë për kërkesat tona

Nesër protesta e pedagogëve, sindikata thirrje stafit akademik:

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka dalë në mbështetje të pedagogëve, të cilët do të protestojnë nesër në orën 11:00.

Protesta do të organizohet përballë universitetit Politeknik të Tiranës, ku do të kërkohet plotësimi i kërkesave të pedagogëve, mes tyre rritja e pagave.

“Në datën 5 Tetor, ora 11:00, le të bëhemi të gjithë bashkë për të demonstruar se misioni ynë i përbashkët akademik nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve.

Do na duhet të jemi të gjithë bashkë, jo thjesht për kërkesa ekonomike, por për një vlerësim dinjitoz të punës sonë. Nuk po kërkojmë thjesht rritje të pagave, pasi vlera e punës tone do të jetë gjithmonë më shumë se çdo vlerë monetare. Misioni ynë akademik nuk ka njësi matëse”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

 

Të fundit