Flash News

E-TJERA

Nesër samiti BE-BP, TIA del me njoftim të rëndësishëm për pasagjerët

Nesër samiti BE-BP, TIA del me njoftim të rëndësishëm

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjitha udhëtarët që kanë fluturim nesër më 6 dhjetor.

TIA njofton pasagjerët të paraqiten në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre. Shkak për këtë janë bërë masat e marra në kuadër të Samitit BE-BP i cili do të mbahet nesër në Tiranë.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, shkruan TIA.

Policia e Shtetit bëri publike planin e masave ku një pjesë e akseve rrugore do të bllokohen nga sot me intervale të caktuara kohore.

Të fundit