Flash News

E-TJERA

Nesër zgjidhet Drejtori i Policisë, tre emrat që morën pikët maksimale

Nesër zgjidhet Drejtori i Policisë, tre emrat që morën

Gara për kreun e Policisë së Shteti është drejtë përfundimit, teksa  komisioni i posaçëm ka dorëzuar tre emra për Drejtorin e Përgjithshëm ministrit Ervin Hoxha.

Sipas mediave tre emrat që kanë marrë pikët maksimale nga komisioni i posaçëm janë Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Atlin Mena.

Ndërsa ditën e premte kryeministri Edi Rama do të hedhë firmën e tij mbi emrin e drejtuesit të ri, i cili në këtë post do të zëvëndësojë Muhamet Rrumbullakun.

Opozita e ka quajtur këtë proces si farsë, pasi sipas saj gara është fiktive dhe emri i drejtuesit të policisë është caktuar më parë.

Të fundit