Flash News

E-TJERA

Nga 1 janari hyn në fuqi rregullorja e re, sigurimi i mjeteve nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë

Nga 1 janari hyn në fuqi rregullorja e re, sigurimi i mjeteve nuk do

Nga 1 janari 2025, drejtuesit e mjeteve do të paguajnë tarifa të reja, por jo të njëjta.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re “për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Rregullorja e miratuar përcakton se shoqëria e sigurimit për autoveturat përllogarit primin e sigurimit bazuar në disa faktorë risku: historiku i dëmeve, fuqia motorike e mjetit, mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit: subjekt, individ; qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e mjetit.

Në rregullore parashikohet që mund të zbatohen edhe faktorë të tjerë risku, përveç atyre të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Shoqëritë e sigurimit do t’i përcaktojnë vetë tarifat, sipas metodologjisë së përcaktuar, por janë të detyruara të njoftojnë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja.

Po ashtu, shoqëritë e sigurimit duhet të mbajnë të afishuara në çdo pikë shitjeje tabelat me primet e sigurimit, të miratuara gjatë periudhës së zbatimit të tyre.

Të fundit