Flash News

E-TJERA

Nga Beqaj tek zëvendësi i tij dhe biznesmeni i arrestuar, dëshmitarët që do të thirren në Komisionin e Shëndetësisë

Nga Beqaj tek zëvendësi i tij dhe biznesmeni i arrestuar,

Opozita dhe mazhoranca arritën dakordësi për miratimin e listës së dëshmitarëve që do të thirren në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Check Up dhe Sterilizimin.

Në listën e miratuar, është kërkuar edhe thirrja si dëshmitar i ish-ministrit të arrestuar Ilir Beqaj. Pritet që komisioni të kërkojë leje për të marrë në pyetje Beqajn.

Po ashtu, komision i kërkon thirrjen si dëshmitar të ish-zv.ministrit të arrestuar të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenit gjithashtu në qeli, Ilir Rrapaj.

Në listë renditen ish-drejtorët e QSUT-së, drejtoresha aktuale e QSUT-së, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, ish-drejtori i Spitalit të Traumës, të Spitalit Rajonal të Shkodrës, Spitalit Rajonal të Elbasanit, të Vlorës, drejtori i Maternitetit “Koço Glozheni”, anëtarët e grupit të punës së check up-it.

Nga Beqaj tek zëvendësi i tij dhe biznesmeni i arrestuar,

Të fundit