Flash News

E-TJERA

Nga Euro 2024 te Play-off-i i Botërorit, epoka “Sylvinho” te kuqezinjtë

Nga Euro 2024 te Play-off-i i Botërorit, epoka “Sylvinho” te

Nga një emër që u prit me kureshtje në fillim të vitit 2023, Sylvinho u shndërrua në një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Kombëtares shqiptare. Braziliani mbyll kështu aventurën e tij me kuqezinjtë pas më shumë se tre vitesh në stol, periudhë gjatë së cilës arriti rezultate historike dhe riktheu entuziazmin te tifozët shqiptarë.

52-vjeçari u prezantua zyrtarisht si trajner i Shqipërisë më 2 janar 2023, duke marrë drejtimin e skuadrës në një moment rindërtimi. Në krah të stafit të tij brazilian, Sylvinho ndërtoi një ekip konkurrues, të disiplinuar taktikisht dhe me identitet të qartë loje.

Kulmi i aventurës së tij erdhi me kualifikimin historik në UEFA Euro 2024, ku Shqipëria e mbylli grupin eliminator në vendin e parë, përpara kundërshtarëve si Polonia dhe Republika Çeke. Kuqezinjtë siguruan për herë të dytë në histori pjesëmarrjen në një Europian, ndërsa në fazën finale dhanë paraqitje dinjitoze ndaj Italia, Kroacia dhe Spanja.

Nga Euro 2024 te Play-off-i i Botërorit, epoka “Sylvinho” te

Pas Europianit, Shqipëria vijoi rrugëtimin në eliminatoret e FIFA World Cup 2026, ku nën drejtimin e Sylvinhos arriti një tjetër sukses historik. Kuqezinjtë u renditën të dytët pas Anglisë, duke lënë pas Serbinë dhe duke siguruar për herë të parë një vend në play-off-in e Botërorit. Rrugëtimi u ndal në gjysmëfinalen e luajtur në Varshavë, ku Shqipëria u mposht 2-1 nga Polonia.

Në total, Sylvinho drejtoi Shqipërinë në 34 ndeshje, duke regjistruar 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, me një mesatare prej 1.53 pikësh për ndeshje. Gjatë epokës së tij, Kombëtarja shqiptare realizoi 40 gola dhe pësoi 30.

Nga Euro 2024 te Play-off-i i Botërorit, epoka “Sylvinho” te

Dy miqësoret ndaj Izraeli më 3 qershor dhe Luksemburgu më 6 qershor në Tiranë do të jenë të fundit për brazilianin në stolin kuqezi. Gjatë eksperiencës së tij në Shqipëri, Sylvinho u afrua shumë me vendin dhe tifozët, aq sa u pajis edhe me pasaportë shqiptare, një simbol i lidhjes së krijuar me kuqezinjtë.

 

 

Të fundit