Flash News

E-TJERA

Ngacmoi sek*ualisht dy të mitura, Gjykata e Korçës lë në burg 56-vjeçarin

Ngacmoi sek*ualisht dy të mitura, Gjykata e Korçës lë

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 56-vjeçarin Nesti Zhobro, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeçare.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë intime. Edhe më herët, Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë për vepra të tilla penale.

Të fundit